E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjirokastër, arrestohen për vjedhje 3 studentë

Policia e Gjirokastrës ka bërë të mundur arrestimin e 3 studentëve pasi akuzohen për vjedhjen e një supermarket.

Burime nga policia bëjnë me dije se janë arrestuar shtetasit me inicialet A.V 21 vjeç nga Berati, student i vitit të tretë në fakultetin ekonomik në universitetin e Gjirokastrës, E.B 21 vjeç nga Berati, student i vitit të dytë në degën Matematikë-Informatikë dhe G.M 22 vjeç nga Tepelena, student në vitin e tretë dega greqisht në universitetin e Gjirokastrës.
 

Tre të arrestuarit akuzohen se kanë vjedhur një supermarket të paisjeve elektronike në lagjen 18 shtatori në Gjirokastër, vlera e materialeve të vjedhura arin shumën e 1.5 milionë lekëve të vjetra.
 

Ndërkohë policia ka bërë të mundur edhe sekuestrimin e sendeve të vjedhura ndërsa materialet në ngarkim të tyre i kanë kaluar prokurorisë së rrethit për hetime të mëtejshme.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›