E Diel, 1 Nëntor 2026

Mbyllet numerimi ne njesine 4 Basha 117 vota para Rames

Numërimi i votave për kryebashkiakun e Tiranës në njësinë 4 përfundoi me kutinë e 43-të rreth orës nëntë e tridhjetë të mengjesit të sotëm pas një numërimi gjatë gjithë natës. Aleanca për qytetarin del në avantazh me një diferencë  prej 117 votash ndaj Aleancës për të Ardhmen.

Anëtarët e komisionit si Irma Gjordumi për PS-në dhe Genard Kastrati për Partinë Demokratike vlerësojnë faktin se procesi eci në mënyrë të shpejtë për nxjerrjen e rezultatit pavarësisht numërimit paralel të 14 kutive për këshilltarët e minibashkive.

Anëtarët e komisionit mendojnë se edhe tryezat boshe të numërimit duhen të punojnë pa ndërprerje kur përfundon numërimi i një kutie. Disa komisionerë pretendojnë për 202 vota epërsi ndaj kandidatit Rama, duke u bazuar në fletët e llogaritura si të pavlefshme. Në KZAZ 48 ku kanë votuar afro 50 për qind e 47 mijë banorëve, numërimi pritet të vijojë pasdite në orën 17.30. 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›