Elbasan, ndryshon per here te trete drejtori i spitalit
Ndryshon serish drejtori i qendres spitalore te Elbasanit. Brenda nje muaji, ne kete qender jane shkarkuar dhe emeruar tre drejtore. Levizjet duket se kane kane lidhje me koalicionin qeverises, porse pacientet shprehen te shqetesuar, sikurse dhe te afermit e tyre. Ish drejtori demokrat Shefqet Deliallisi, u shkarkua nga kjo detyre nga ministri Nard Ndoka. Ne vend te tij u emerua demokristiani me profesion ekonomist, Artur Canga. Por nuk mbaroi me kaq. Pa kaluar nje muaj, Artur Canga shkarkohet nga kjo detyre dhe ne vend te tij emerohet Luan Tabaku, edhe ky me profesion ekonomist, ndersa nuk jane dhene shpjegime per motivacionin. Burime spitalore pohuan se shkarkimet dhe emerimet e drejtoreve ne qendren spitalore kane te bejne me interesat personale brenda Partise Demokristiane. Per kete levizje nuk ka patur asnje reagim zyrtar apo deklarate nga drejtori i larguar apo drejtuesit e tjere, ndersa pritet te behet edhe prezantimi i Tabakut me stafin.