E Diel, 1 Nëntor 2026

KESH-i pronareve: Paguani dritat te shihni Europianin

Durres- Dhjetra efektive te agjencive elektrike nga rrethet e Shkodres, Beratit, Elbasanit dhe Tiranes kane mberritur dje ne Durres per te kryer nje aksion, i cili nuk eshte pare deri me sot. Qellimi i aksionit qe ka angazhuar kreret me te larte drejtues te OSSH-se nga Tirana dhe deri ne baze, ka qene ndeshkimi i debitoreve dhe mostolerimi i tyre ne rast se nuk paguajne deri ne lekun e fundit energjine e konsumuar. Fushata per nderprerjen e energjise per abonentet debitore eshte shtrire ne Kruje, Fushe-Kruje, Durres, Shijak dhe Kavaje duke angazhuar gjithsej 40 grupe me nga 8-10 elektriciste secili. Drejtori i Pergjithshem i OSSH-se, Said Dollapi u ka bere thirrje edhe pronareve te lokaleve te ndryshme qe te mos lene pa paguar energjine. "Kjo ne menyre qe klientet e tyre te ndjekin pa probleme Kampionatin Evropian te futbollit dhe ne te mos detyrohemi te bejme prerje te energjise ne kete muaj", tha Dollapi. Ne total debitoret ne Durres kane nje detyrim per KESH-in ne shumen e rreth 260 milione lekeve.

K.Jaupi


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›