E Diel, 1 Nëntor 2026

Grabitja e Bankes Amerikane, deshton procesi

Artan Cena

Dosjes per grabitjen me arme te Bankes Amerikane ne Tirane, me 6 gusht te vitit 2005, pritet qe t'i ike nje nga te pandehurit. Burime nga Gjykata e Krimeve te Renda, kane bere te ditur se keto dite pritet pezullimi i ceshtjes ndaj Musli Mehmetajt, kosovarit qe eshte vene ne pranga ne Zvicer dy vjet me pare, vend ne te cilin kerkohej po per dy grabitje te tjera bankash. Pak dite me pare ka mberritur ne Shqiperi, leter-porosia nga autoritetet zviceriane, pa asnje pergjigje ne lidhje me kerkesen per vazhdimin ne Tirane ndaj tij te procesit ne mungese per tentativen e grabitjes se Bankes Amerikane, tek Stacioni i Trenit, Bulevardi "Zogu i Pare". Do te jete gjykata e Krimeve te Renda qe do te vendose per fatin e metejshem te procesit, ndersa pritet qe te pushohet per shkak se i pandehuri nuk eshte vete prezent dhe nuk perfaqesohet nga nje mbrojtes ligjor. Lajmi eshte bere i ditur nga burime prane institucionit te prokurorise. Mehmetaj eshte arrestuar ne Slloveni dhe me pas eshte ekstraduar drejt Zvicres, nje vend qe e kishte shpallur 34 vjecarin me kartele te kuqe ne listat e Europolit. Pak kohe me pare prokuroret e ceshtjes me kerkese te gjykates, nisen drejt Zvicren ku ndodhet i prangosur Musli Mehmetaj, nje leter-porosi, ku kerkonin prej tij, per vazhdimin e procesit gjyqesor ne Shqiperi. Por nga Zvicra ka ardhur pergjigja e leter-porosise ku Mehmetaj nuk shprehte asnje mendim. Te ndodhur ne kete situate, procesi gjyqesor ndaj te pandehurit mund te pezullohet dhe te rinise me sjelljen e tij ne vendin tone, per akuzat qe jane ngritur. Ai u vu ne hetim se bashku me nje tjeter person i cili u vu ne pranga nje dite me pas, ne qytetin e Durresit, ne nje banese private. Duke qene se i pandehuri ndodhet i arrestuar ne nje vend tjeter, gjykata nuk shpall dot mungesen e tij. Ne kete gjendje pritet qe prokuroria te kerkoje pezullimin e gjykimit. Pervec dosjes se hapur qe ka ne Shqiperi, kosovari i akuzuar per grabitjen e Bankes Amerikane, Musli Mehmetaj, ka edhe dy dosje te tjera ne Zvicer. Keto te fundit jane te plotesuara me vjedhjen e dy bankave mjaft te njohura ne Zvicer, madje njera prej tyre e njohur edhe ne Shqiperi. Nje filial i bankes "Coop" ne Bienne, eshte sulmuar dhe grabitur me 8 mars te ketij viti nga tre persona, nje prej te cileve eshte Musliu. E gjithashtu edhe filiali i bankes "Raiffeisen" ne Zollikofen, te cilin banda e ka grabitur me 6 prill, thuajse nje muaj pasi kishte kryer vjedhjen e pare me arme.

Si u grabiten 100 milione ne banke

Grabitja spektakolare ndodhi afer qendres se kryeqytetit. Rreth ores 11:20 te 6 gushtit 2005, eshte sulmuar filiali i Bankes Amerikane ne Tirane nga kater persona te armatosur. Ngjarja ka ndodhur ne afersi te Stacionit te Trenit, ndersa nga arka u zhduken rreth 100 milione leke (shifra nuk u publikua zyrtarisht). Grabitesit kane qene kater vete dhe te armatosur. Si fillim kater grabitesit kane goditur rojen e vetem qe sherbente ne fundjave dhe me pas kane vjedhur shumen qe ka qene ne dispozicion te klienteve. Per ngjarjen u arrestua edhe durrsaku Kujtim Vokshi, qe eshte ne proces.

Arrestimi i Mehmetajt ne Slloveni

Arrestimi ne Slloveni i Musli Mehmetit, kosovari i akuzuar per grabitjen e filialit te Bankes Amerikane ne daten 6 gusht ne kryeqytet, eshte bere ne vitin 2006. Mehmeti eshte prangosur nga policia sllovene, ne baze te urdher-arrestit nderkombetar te leshuar si nga policia shqiptare, ashtu edhe ajo zvicerane. Zvicra kembenguli duke izoluar ne kete vend kosovarin, pasi e akuzonin per dy grabitje te tjera banke.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›