Studimi, 2 per qind e grave lindin ne shtepi
Rreth 800 gra shtatzena, gjate nje viti, nuk pranojne qe te kryejne nje lindje nen asistencen e mjekut apo infermiereve por te lindin ne shtepi. Ky eshte nje studim i kryer nga Instituti i Shendetit Publik k treguar se 2 per qind e grave shqiptare per shkak te mentalitetit ende vazhdojne te kryejne lindjet ne kushtet shtepiake vetem nen asistencen e ndonje infermiereje te zones apo edhe grave te tjera te cilat kane kaluar eksperienca te tilla. "Per shkak te mungeses se edukates shendetesore por edhe mentalitetit qe ka ne disa zona te vendit tone, grate vazhdojne te kryejne lindje ne kushtet e shtepise" thuhet ne studimin e ISHP-se. Po sipas ketij studimi, zonat te cilat ky fenomen eshte me i perhapur i perkasin pikerisht veriut, sidomos komunave te Kukesit, Tropojes, Pukes, Malesise se Madhe, Peshkopise etj. Nje tjeter fenomen qe eshte hasur ne keto zona eshte edhe moskryerja e vizitave apo kontrolleve gjate muajve te shtatzenise. "Ajo qe eshte vene re tek keto gra eshte edhe mungesa e vizitave, analizave gjate muajve te shtatzenise pavaresisht se ato jane shume te domosdoshme per te pare ecurine e familjes. Por edhe ne rastet kur keto gra kane kryer ekografi apo analiza rezulton se kane qene te ndrojtura apo kane hezituar" thuhet ne studimin e mjekeve gjinekologe dhe specialisteve te ISHP-se. Per shkak te mungeses se ketyre kontrolleve shpesh here femijet rrezikojne te lindin me anomali. Sipas mjekeve gjinekologe, per shkak te nivelit te ulet te edukimit shendetesor, nder 5000 lindje ne vit, 1 per qind e bebeve lindin me probleme. Pa harruar se shume prej grave rrezikojne lindjen nga kanceret e zbuluara ne muajt e fundit te shtatzenise. "Ka pasur raste qe nje pjese e mire e femrave kane zbuluar ekzistencen e semundjeve te renda tumorale ne organet gjenitale, vetem ne muajt e fundit te shtatzenise. Kjo rrezikon si jeten e tyre ashtu edhe te femijes.
Vdekshmeria foshnjore
Shqiperia vazhdon te renditet ne Evrope nder vendet me numrin me te larte te vdekshmerise foshnjore. Keto morte shkaktohen kryesisht nga semundje te aparatit te frymemarrjes, ku sipas te dhenave rezulton se jane 30 per qind. Nderkohe qe vdekjet me semundje diareike, kapin 50 per qind te rasteve jane ulur me 50 per qind.
Vdekshmeria foshnjore
Shqiperia vazhdon te renditet ne Evrope nder vendet me numrin me te larte te vdekshmerise foshnjore. Keto morte shkaktohen kryesisht nga semundje te aparatit te frymemarrjes, ku sipas te dhenave rezulton se jane 30 per qind. Nderkohe qe vdekjet me semundje diareike, kapin 50 per qind te rasteve jane ulur me 50 per qind.