Elbasan, nën hetim kreu i Ndërtimores

Sipas burimeve nga uniformat blu të qytetit,“ kreu i ndërtimores së kësaj bashkie është akuzuar nga një shtetas, për abuzim me detyrën.
Sipas denoncimit, i cili ka bërë dhe kallëzimin penal një natë më parë, Zotaj nuk ka kryer detyrën gjatë periudhës Tetor –Nëntor të vitit 2011, për pezullimin e punimeve të një ndërtese 3-katëshe në lagjen “Kala” në qytet.
Kjo ndërtesë ka qenë në ndërtim, dhe duke qenë se me ligj nuk lejohet që të ndërtohet brenda lagjes “Kala”, e shpallur Monument Kulture, denoncuesi Jani ka deklaruar në Polici se ndërtimorët e bashkisë së Elbasanit nuk kanë kryer detyrën e përcaktuar nga ligji duke lejuar shkeljen e kondicioneve urbanistike të një objekti trekatësh në lagjen më të vjetër të këtij qyteti./Start/
2012-03-13 20:29