Elbasan, nis prodhimi i hekurit sizmik
Ne Kombinatin Metalurgjik te Elbasanit do te prodhohet nje lloj i ri celiku, i cili quhet celik sizmik dhe eshte i rezistueshem ndaj termeteve. Kjo gje u be e njohur ne viziten e djeshme qe ministri i Ekonomise, Tregtise dhe Energjetikes, Dritan Prifti zhvilloi ne Kombinatin Metalurgjik ne Elbasan, ku u takua me drejtues te larte te kompanise "KURUM", si Zeki Kaya. Ne takimin qe zhvilloi me drejtuesit e kompanise turke "KURUM", e cila zhvillon aktivitetin e saj ne Kombinatin Metalurgjik, ministri Dritan Prifti diskutoi lidhur me linjen e re qe kompania po instalon, i cili konsiston ne prodhimin e celikut sizmik dhe qe perben nje investim prej 16 milione euro. Ministri i Ekonomise, Tregtise dhe Energjetikes pergezoi drejtuesit e kompanise "KURUM" per investimet e kryera deri me tani dhe diskutoi me ta, lidhur me ate se cfare mund te beje qeveria me shume per te mbeshtetur keto lloj investimesh. "Kam ardhur te vizitoj nje nga kompanite me serioze qe ka sot Shqiperia, nje nga investitoret e huaj me serioze, nje vend ku punojne rreth 800 persona. Kam ardhur te shoh kete linje te re, qe po instalohet per prodhimin e celikut, qe eshte nje investim prej 16 milione euro. Do te prodhohet nje celik, i cili do te jete celik sizmik, cka do te thote se eshte shume i rezistueshem ndaj termeteve. Eshte nje produkt i ri qe po futet ne tregun shqiptar.