E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tregu i sigurimeve "dhunon" klientet per demshperblimet

Blerina Hoxha
Kompanite e sigurimeve ne vendin tone e "dhunojne" klientit ne percaktimin e masen se demshperblimit, ne rast aksidenti. Gjate nje raportimi ne Komisionin parlamentar te Ekonomise, kryetarja e Autoritetit te Mbikeqyrjes Financiare (AMF), Elisabeta Gjoni tha se kompanite e sigurimeve nuk tregohen objektive ne percaktimin e demit dhe shpesh perdorin edhe procedura jo korrekte ne percaktimin e tij. Pavaresisht zhvillimeve pozitive, niveli i ulet i penetrimit dhe raporti i ulet i demeve prime ne masen 32 per qind per vitin 2009, faktojne se tregu i sigurimeve ka ende shume per te bere ne drejtim te rritjes se besimit te konsumatorit dhe permiresimit te sherbimit ne teresi. Por nga ana tjeter Gjoni tha se numri i automjeteve te pasiguruara eshte i madh, duke renduar kostot e shoqerive, qe ne fund te fundit reflektohet ne demshperblimet e te siguruarve. Per te mbrojtur qytetaret nga spekulimet e kompanive te sigurimit, kryetarja e AMF tha se jane trajtuar nje sere ankesash, ku perfshihen dhe sqarime, ceshtjet kryesore te cilat kane te bejne me vonesat e trajtimit te demshperblimeve, refuzimin e ngjarjes se sigurimit, sqarime apo shkelje te kushteve te kontratave te sigurimit, ndryshim te rrethanave te ngjarjes se sigurimit, perllogaritjen e mases se demshperblimit etj. "Nga keto ankesa jane zgjidhur perfundimisht rreth 60% e tyre", tha Gjoni.? Penetrimi i sigurimeve, i shprehur ne perqindje te PBB-se, gjate 2009 ishte 0.67%, krahasuar me 0.65% ne vitin 2008. Pavaresisht rritjes se tregut vitet e fundit, ky raport thekson faktin se tregu i sigurimeve ka ende shume vend per rritje te metejshme drejt konsolidimit dhe synimit minimalisht, te niveleve te krahasueshme me rajonin. Nga ana tjeter AMF, ne kuader te krizes financiare globale, ka ndjekur nje strategji te kujdesshme per te monitoruar, parandaluar dhe reaguar ndaj efekteve negative te krizes financiare ne tregun financiar shqiptar te mbikeqyrur prej tij. Ne perputhje me kete strategji, jane evidentuar risqet me ekspozim me te larte ndaj efekteve te krizes nderkombetare, duke konsideruar skenaret e mundshem si dhe reagimin perkates, jane orientuar shoqerite e sigurimit. Gjoni tha se, jane kerkuar raportime me te shpeshta dhe te detajuara nga tregu dhe institucione te tjera shteterore, ne lidhje me te dhenat financiare, portofolin e investimeve dhe risqet madhore.

Shkeljet ne tregun e sigurimeve, gjobat 7 milione leke me 2009
Gjate vitit 2009, Bordi i Autoritetit ka vendosur per shoqerite e sigurimit: 11 masa
korrigjuese, 6 urdhra per raportim, 1 kufizim shperndarje fitimi, 4 sanksione me gjobe dhe 3 sanksione me gjobe per personat pergjegjes prane shoqerive si dhe 2 refuzime licencash per ndermjetesim ne sigurime. Gjithashtu per institutet private te pensioneve Bordi i Autoritetit ka dhene 2 masa korrigjuese. Ndersa ne total per vitin 2009 jane vendosur 6.9 milione leke gjoba. Gjate vitit 2009, ne disa raste ka qene e nevojshme nderhyrja e Autoritetit nepermjet masave administrative me qellim eliminimin e shkeljeve duke siguruar kthimin ne gjendje te shendoshe te subjekteve te mbikeqyrura konform legjislacionit ne fuqi. Pervec procedures kryesore te mbikeqyrjes se Autoritetit, nepermjet inspektimeve apo analizave financiare, tematika e inspektimeve eshte identifikuar edhe nga nje sere burimesh te tjera, duke perfshire ketu edhe ankesat e publikut beri me dije kryetarja e AMF, Elisabeta Gjoni. Mbeshtetur ne gjetjet, problematiken apo mangesite e konstatuara nga keto inspektime ne teresi, Bordi i AMF-se, mori vendime qe kishin te benin me marrjen e masave apo vendosjen e sanksioneve ndaj shoqerive te sigurimit, si dhe me dhenien e rekomandimeve, me qellim permiresimin e gjendjes financiare te shoqerive te sigurimit.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›