E Shtunë, 31 Tetor 2026

Elbasan, një 35-vjeçar gjen vdekjen në aksident

Policia lokale bëri me dije se ngjarja ndodhi në aksin Elbasan-Gjinar, ku ka humbur jetën shtetasi Ndriçim Topuzi, 35-vjeç.

Ai ishte duke lëvizur me mjetin e tij motor kur është përplasur nga një mjet tip kamion. Për pasojë, 35-vjeçari mbeti i plagosur rëndë dhe u dërgua me urgjencë në spitalin kirurgjik të Elbasanit, ku edhe ka gjetur vdekjen.

Grupi hetimor i ndodhur në vendin e ngjarjes konstatoi se shkak i aksidentit ka qenë shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor. Drejtuesi i mjetit tip kamion, shtetasi Lef Demiri është arrestuar, pasi akuzohet për veprën penale të sipërpërmendur. /Start/

                                                                                             2012-09-11 14:38
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›