’21 janari’,Prendi: Informacione se do qëllohej kryeministri

Para togave të zeza, Prendi deklaroi se përpara se të fillonte demonstrata kishte informacione për një sulm të rrezikshëm ndaj institucionit të Kryeministrisë dhe Parlamentit.
Ai tha se informacionet e ardhura jo nga Shërbimi Informativ Shtetëror, tregonin se nga elementë brenda demonstratës do të kryheshin veprime të rrezikshme, deri qitje me snajper. Për sa i përket makinës që tentoi të hynte në selinë e kryeministrisë, Prendi tha se kishte dyshime që mjeti mund të kishte eksploziv. “Ne kishim dhënë urdhër të qëllohej me fishekë manover dhe nëse do të përfundonin këta fishekë ishte dhënë urdhër të qëllohej në ajër me fishekë luftarakë. Kam qëlluar në ajër edhe me armën time të brezit, por më pas jam goditur dhe kam rënë pa ndjenja”, deklaroi ai. Prendi, deklaroi gjithashtu se me agravimin e situatës ishin detyruar të qëllonin me fishekë luftarakë, por, sipas tij, "vetëm në ajër".
"Trupat e Gardës së Republikës kanë zbatuar ligjin për funksionimin e saj", këmbënguli të theksonte ish-shefi i Gardës. Për informacionet rreth një sulmi të mundshëm ndaj Kryeministrit ka folur pak kohë më parë edhe shefi i Komanduar i Gardës së Republikës, Artan Hoxha, që dha deponimet e tij para Gjykatës për ngjarjet e 21 janarit. Sipas tij, informacionet kishin ardhur nga Drejtoria e Krimit të Organizuar në Policinë e Shtetit.
Procesi gjyqësor
Në procesin gjyqësor për ngjarjen tragjike të 21 janarit, ku mbetën të vdekur katër persona, janë ish- komandanti i Gardës së Republikës, Ndrea Prendi dhe ish- efektivi i Gardës, Agim Llupo, të cilët akuzohen për veprën penale të vrasjes si dhe ish-shoferi i Prendit, Margarit Kume, i akuzuar për veprime që pengojnë zbardhjen e të vërtetës. Gjykata ka shpallur të pafajshëm ish-shefin e IT-së në kryeministri Armando Kasaj. Procesi po vijon me pyetjen e dëshmitarëve. /S.Ll/Start/
2012-09-12 15:48