Apeli i presidentit Vendoret te mbajne pergjegjesi

Situata e acaruar politike që ka karakterizuar muajt e fundit nuk duhet te reflektohet në 8 maj. Kreu i shtetit i ka kërkuar drejtuesve politikë që të zhvillojnë zgjedhje pa incidente dhe të zbatojnë ligjin të dielën e mbajtjes së tyre. “Këto zgjedhje të zhvillohen në qetësi të plotë mbas një situate të tensionuar politike, gati- gati në pozicionet e një konfliktualiteti politik të shprehur. Zgjedhjet lokale duhet të zhvillohen në korrektësi sipas ligjit” tha Topi.
Pjesë e apelit të kreut të shtetit ka qenë dhe distancimi e të zgjedhurve vendorë nga përkatësia dhe urdhërat politik. Topi i është referuar përplasjes për unazën e kryeqytetit si rasti më ekstrem i këtij abuzimi. ”Këshillat bashkiake janë bllokuar thejsht për shkak të emocioneve politike apo të refleksioneve të deformuara dhe të interesave të lidhura me politikën. Rastin ekstrem e kemi në Tiranë” tha Topi.
Ndërsa zv/ministri Brendshëm Poni garanton mbarëvajtjen e procesit zgjedhor. “Ne jo vetëm angazhohemi, por dhe kontribuojmë përditë për të konsoliduar mandatin e të zgjedhurve vendorë. Mandati padiskutim ka nevojë për kontributin e të gjithëve për të siguruar si çdo demokraci kontributive efektive fondamentin e këtij mandati. Zgjedhje të lira e të ndershme, të barabarta e të standarteve europiane” tha Poni.
Edhe zëvendës ambasadorja amerikane Debora Xhons apelon për qetesi dhe fushatë konkuruese:“Ndërsa zgjedhjet e 8 majit po afrojnë shpejt, SHBA–të vlerësojnë të drejtën qytetare të votës, garën dhe fushatën e partive me këndvështrime të ndryshme si dhe respektim te plotë të procesit zgjedhor dhe procedurave të tij”.
Deklaratat u bënë gjatë konferencës kombëtare të pushtetit vendor, ku u theksua nevoja e rritjes së decentralizimit.
Elona Gjylmi