Elbasan, parandalohet masakra me "Kallash"
Policia e Elbasanit ka parandaluar dje, ne castet e fundit, nje masaker ne qender te ketij qyteti. Gjithcka eshte paralizuar ne momentin kur radhen e kishte nje "Kallashnikov". Sipas uniformave blu, Flamur Bezhani, 39 vjec, eshte pergatitur te qelloje me automatik mbi 25-vjecarin Sokol Sanxhaktari, i cili ndodhej ne shoqerine e truprojes se disko "Orfeu", Gentian Darezeza. Ngjarja ka ndodhur per motive krejt banale, pas nje grindjeje per gervishtjen e automjeteve. Sherri ka degjeneruar ne dhune fizike per t'u finalizuar me goditje me arme. Kane qene sekonda decizive, te cilat kane shmangur nje vrasje, e cila mund te kishte permasa te medha edhe per shkak te pozicionit ku ishte planifikuar atentati. Policia eshte njoftuar nga nje agjent dhe sherbimet e policise rrugore qe kane pikasur takimin per larjen e hesapeve. Te dy palet jane takuar ne anen jugore te muzeut etnografik, ne rrugen e Pedagogjikes, prane sheshit "Aqif Pasha". Grindja ka terhequr vemendjen e agjentit dhe policit te trafikut, te cilet kane lajmeruar menjehere sallen operative dhe grupin e gatshem. Ne pak sekonda ne vendngjarje kane arritur dy furgone te grupit te gatshem, automjete policie, makina te qarkullimit rrugor dhe mjete te tjera. Ne operacion kane marre pjese edhe drejtori i Policise se Qarkut, Arben Hyseni dhe shefi i Komisariatit te Elbasanit, Gjelosh Prendi. Uniformat blu kane paralizuar konfrontimin mes paleve dhe duke shmangur edhe zbrazjen e armeve. Flamur Berzhani eshte shoqeruar per ne komisarit, ndersa ne cilesine e proves materiale eshte sekuestruar nje automatik tip "Kallashnikov" me karikatore me fisheke rezerve, i vendosur ne nje cante sporti dhe i mbeshtjelle me batanije. Sipas te dhenave te policise, bashke me Flamur Berzhanin ka qene edhe nje person tjeter, emri i te cilit nuk behet i ditur per arsye hetimi. Sokol Sanxhaktari dhe Gentian Darezeza jane marre ne pyetje nga policia. Sipas te dhenave te para, pas grindjes, Flamur Berzhani ka siguruar armen dhe municionet, duke shkuar i pergatitur ne "takim".
Pas aksionit, drejtori i Policise se Qarkut te Elbasanit, Arben Hyseni, deklaroi se "profesionalizmi dhe nderhyrja e sakte e policise parandaluan gjakderdhjen, e cila mund te kishte pasoja te paparashikueshme edhe per qytetaret e thjeshte. Ky eshte rasti i dyte qe policia e Elbasanit mundi te parandaloje nje atentat". Ne vendngjarje ka arritur ekspertiza dhe nje grup hetimor. Sipas te dhenave te para, ne cilesine e proves materiale eshte gjetur nje automatik i mbeshtjelle me batanije dhe i vendosur ne nje cante sporti. Arma ka pasur krehrin e mbushur me fisheke. Nje burim policor u shpreh se ka qene nje agjent policie, qe ka ndjekur nga pas palet duke nuhatur nje konflikt me arme mes tyre, ndersa nje tjeter burim u shpreh se policia u njoftua nga nje person anonim. Oficere te policise gjyqesore kane marre ne pyetje Flamur Berzhanin. Sipas te dhenave te para, ai ka deklaruar se arma ndodhej rastesisht ne makine dhe se nuk ishte marre me paramendim per konflikt. Ne pyetje jane marre edhe Sokol Sanxhaktari dhe Gentian Darezeza, deklarimet e te cileve do te ndertojne skemen e ngjarjes. Policia ka ne kerkim nje person tjeter, emri i te cilit nuk behet i ditur per arsye hetimi ndersa policia tha se ka ngritur ndaj Berzhanit akuzen e "tentatives se vrasjes" dhe "armembajtjes pa leje".
K.J.
39
vjec ishte personi qe u ndalua dje me nje automatik ne canten e Dores. Flamur Berzhani akuzohet per "vrasje te mbetur ne tentative" dhe "armembajtje pa leje"
4
persona u perfshine ne konfliktin e djeshem, qe rrezikoi te shnderrohej ne masaker ne qender te qytetit te Elbasanit. Tre prej tyre jane shoqeruar, nje tjeter eshte ne kerkim