E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sistemi 9-vjecar, sivjet nuk ka provime lirimi

Ndryshimet qe prekin kete vit shkollat, eliminojne testimet perfundimtare
Fundi i vitit shkollor per klasat e teta nuk do te shoqerohet me provimet e lirimit. Shkak per nje gje te tille behet zbatimi i strategjise se arsimit parauniversitar, sipas te cilit sistemi 8-vjecar i shkollave baze, behet 9-vjecar. Kjo do te thote se nxenesit e klasave te teta, do te kalojne ne klase te nente dhe jo ne vit te pare. Ministria e Arsimit ka deklaruar se vendimi i marre per arsimin 9-vjecar te detyrueshem, eshte pjese e nje strategjie, te percaktuar vite me pare. "Arsimi 9-vjecar i detyrueshem na afron me standardet qe zbatohen ne arsimin e vendeve evropiane", thone burime nga MASH. "Do te kemi arsim fillor 5-vjecar, arsim baze 4 vite te tjera dhe 3 vjet arsim te mesem", tregojne specialistet. Sipas tyre, ky lloj sistemi eshte i bazuar ne standardet e arsimit ne vendet te tjera te Evropes, si nje nga kushtet kryesore ne integrim. Pas ketyre ndryshimeve pritet qe edhe provimet e lirimit te jene si ato te Matures Shteterore. Ky proces pritet te shtrihet jashte kuadrit te pranimit te studenteve apo edhe kualifikimit te mesuesve. Nje grup specialistesh te arsimit baze i ka kerkuar ministrit te Arsimit dhe Shkences qe te kete "Mature Lirimi" per nxenesit qe do te mbarojne arsimin e detyrueshem.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›