Gjirokaster, hashash me kuaj per Greqi
Nje 27-vjecar nga qyteti i Libohoves eshte arrestuar ne flagrance nga policia ndersa kishte ngarkuar kalin me hashash dhe ishte nisur per ne Greqi. Policia tha se Selami Shehu transportonte 76 kilograme hashash, ndersa po hetohet per pronaret e "mallit". Sipas burimeve policore operacioni eshte organizuar mbremjen duke u gdhire dita e djeshme. "Ne kishim informacione paraprake se nje rrjet i mireorganizuar i trafikut te lendeve narkotike perdorte kafshet e ngarkeses ne zonen Bulo-Libohove, ne rrethin e Gjirokastres, ne tentative per te futur ilegalisht ne shtetin grek ngarkesa me droge", thone agjentet e Luftes Kunder Krimit te Organizuar ne Drejtorine e Policise se Qarkut Gjirokaster. Operacioni i koduar "Ngarkesa e ndaluar"eshte perqendruar ne zonen prane fshatit Bulo ne Gjirokaster. "Pasi u vendosem ne territorin qe perfshihej ne operacion efektivat e policise kane qendruar rreth 5 ore ne pritje te trafikanteve te cilet do te tentonin te kalonin ngarkesen me droge ne drejtim te Greqise", thote nje efektiv policie, pjese e operacionit. Pas disa ore pritjesh ne mesnate ne territorin e mbikqyrur nga polica ka hyre nje person i cili po udhetonte me kale. Agjentet policore pasi e lane te futej disa metra ne rrethimin e organizuar, prane vendit te quajtur "Ish perimorja", rreth 100 meter larg liqenit artificial te Doftise, i kerkuan te ndalonte. "Ai, vijon nje efektiv policie, iu bind urdhrit tone pa bere asnje rezistence". Ne tri cantat e shpines me ngjyre te zeze te vendosura ne samarin e kalit policia konstatoi 76 kilograme lende narkotike "Kanabis Sativa" e paketuar ne pako 1 kilogrameshe ne forme cilindrike te mbeshtjella me leter natriban. Sipas hetimeve te para, ngarkesa me hashash kishte si destinacion shtetin grek.
Blerim Kore