E Diel, 1 Nëntor 2026

MASH: Deget me zgjedhje nuk ndryshojne

Luljeta Ndoka
Formulari A2 dhe lista e degeve qe maturantet kane te drejte te perzgjedhin per ne shkollat e larta nuk do te pesojne ndryshime. Te pakten keshtu eshte vendosur deri tani nga specialistet, edhe pse ka ende edhe tre jave kohe derisa ai te pergatitet. Sipas specialistit te Drejtorise Arsimore te Tiranes, Muhamet Mesi, deri tani nuk flitet per ndryshime ne numrin e degeve qe maturanti ka te drejte te shenoje sipas rendit preferencial. Gjithashtu, sipas Mesit, ndryshime nuk do te pesoje as formulari A2 i lendeve me zgjedhje, per shkak se ai nuk ka qene aspak i nderlikuar. Nga ana tjeter mesohet se te listuara ne formular do te jene te 196 deget qe kane qene edhe ne vitin e kaluar ne formular. I vetmi ndryshim eshte se Fakulteti i Ekonomise ka hapur nje filial te turizmit edhe ne Kukes, prej nga pritet te dale brezi i pare i studenteve.
Ndryshimet
Maturantet qe mendojne se do t'u zvogelohen shanset duke u vendosur nje numer me i vogel i degeve qe ata mund te kerkojne, nuk duhet te shqetesohen. Sipas burimeve nga Ministria e Arsimit, por edhe Drejtoria Arsimore e Tiranes, edhe kete vit do te jene 10 dege ato qe mund te shenohen nga maturantet sipas rendit preferencial. Keshtu, edhe kete vit ata duhet te shenojne ne vend te pare degen qe duan domosdoshmerisht, ne vend te dyte degen qe e kane me pak qejf, e keshtu me radhe. Nga ana tjeter, pritet te mos kete ndryshime as ne listen e degeve ne Formularin A2. Nese nje vit me pare maturanteve u ka rene ne dore nje formular i tille, duhet ta vezhgojne me kujdes, sepse i tille pritet qe te jete edhe ne procesin e pranimeve te Matures Shteterore 2008. Megjithate, Ministria e Arsimit dhe e Shkences ka premtuar se brenda dates 1 prill, ai do te jete ne duart e maturanteve, kandidate per ne 11 universitetet publike te vendit.
Perzgjedhja
Lista e degeve pritet te zere pjesen me te madhe te Formularit A2. Sipas burimeve nga Ministria e Arsimit, nxenesit qe duan te behen pjese e universiteteve publike te vendit duhet ta lexojne me shume kujdes kete liste, per te gjetur deget qe preferojne. Per secilin Universitet te Shqiperise jane renditur 46 fakultetet, poshte te cilave ndodhen edhe deget nje per nje. Ne krah te emertimit te cdo dege, ka nje numer me 3 shifra, qe perfaqeson degen. Specialistet keshillojne qe te behet kujdes ne menyren se si duhet bere zgjedhja e deges. Keshtu, se pari maturanti duhet te kerkoje universitetin ku deshiron te ndjeke. "Lexoni me kujdes deget e atij universiteti dhe per nje dege qe preferoni, mbani shenim numrin e deges dhe emertimin e saj, p.sh ne Universitetin e Tiranes: 010 Kimi Ushqimore. Po brenda te njejtit universitet mbani shenim numrin dhe emertimin e degeve te tjera te preferuara, p.sh., 021 Pune Sociale, e keshtu me radhe", rekomandojne ata.

196
Dege do te jene te listuara edhe sivjet ne Formularin A2. Krahas emertimit te deges, do te jene te shenuara edhe indekset e tyre, me tre shifra. Pervec filialit te Turizmit ne Sarande, kete vit maturantet do te kene ne listen e degeve edhe filialin e Ekonomikut ne Kukes, pikerisht per degen e Turizmit.

6231
Eshte numri i maturanteve nga qyteti i Tiranes, te cilet do te marrin pjese ne provimet e detyruara te Matures Shteterore. Por kjo nuk do te thote se po kaq do te jene edhe ata qe do te marrin pjese ne provimet me zgjedhje. Gjithcka varet nese ata arrijne qe te shpallen fituar ne provimet e detyruara te sesionit te pare.

10
Dege sipas rendit preferencial do te kene te drejte qe te shenojne maturantet ne Formularin A2. Fillimisht u mendua qe ky numer te ulej, por, sipas specialisteve, gjate vitit te kaluar ka pasur edhe nga ata maturante, te cilet i kane plotesuar te 10 dege. Sikurse ka pasur nga ata qe kane shenuar 3-4 dege te preferuara.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›