Elbasan, përplasen dy makina, një person në koma

Pesë persona kanë mbetur të plagosur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Elbasan-Cërrik. Si pasojë e përplasjes fatale të dy automjeteve, pesë shtetas kanë marrë plagë të rënda në trup, ku një prej tyre është në gjendje kome.
Burime zyrtare nga policia bënë të ditur se një nga mjetet drejtohej nga shtetasi Renato Toska, 22 vjeç. Në këtë mjet, ishin pasagjerë Majlinda Musta 21 vjeçe. Ndërkaq, mësohet se mjeti tjetër drejtohej nga shtetasi Sabri Muça, 42 vjeç, ndërsa udhëtonin me të Dritan Tashi, Gjergji Kuqja, i cili ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore. Tashmë pesë të plagosurit janë të shtruar në spitalin e Elbasanit.
Policia e cila ka shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes, po punon per zbardhjen e shkaqeve te aksidentit.