E Shtunë, 31 Tetor 2026

1600 studente te rinj. Qeveria rrit kuoten e pranimeve

Qeveria rrit kuotat e pranimit të studentëve në universitete. Janë 1600 studentë më shumë që do i drejtohen auditoreve të universiteteve në krahasim me një vit më parë për 192 degë dhe profile.  “Nga kjo mbledhje qeverie kemi kuotat e reja në universitete, në teknologjinë e informacionit, shkencat inxhinierike dhe shkencat natyrore. Vetëm në teknologjinë e informacionit, 22 degë apo diploma të lidhura me të, nisin studimet këtë vit 4500 studentë. Rritje të ndjeshme kanë edhe kuotat për gjuhët e huaja. Ky vit ka veçantitë e veta sepse ka një rritje të kuotave edhe për studentët shqiptarë nga Mali i Zi, lugina e Preshevës”- deklaroi Berisha.

Arsyeja pse ekzekutivi i ka kushtuar vëmendje shkencave ekzakte lidhet me realizimin e objektivave të qeverisë për ta kthyer Shqipërinë një vend të zhvilluar industrial. “Revolucioni industrial që po zhvillohet në këtë vend dhe që po ecën pa ndërprerë kërkon ekspertë, specialtë në të gjitha fushat e këtij revolucioni. Arsimi i lartë po përshtatet gjithnjë e më shumë me misionin që ai duhet të ketë në këtë periudhë historike për vendin. Shqipëria vend i zhvilluar do të mund të bëhet vetëm e bazuar mbi dije, mbi ekspertiza, mbi njohje”- deklaroi Berisha.

Erion Ajazi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›