Guvernatorët: Rajoni, me sfida të përbashkëta ekonomike
TIRANË- Pas kapërcimit të krizës financiare që goditi globin vendet e rajonit tonë po përballen me të njëjtat sfida dhe probleme. Për Guvernatorin e bankës qendrore të Maqedonisë, Dimitar Bogov dhe Guvernatorin e Bosnje-Hercegovinës Kemal Kozaric, sekreti për të ecur përpara qendron tek rritja e prodhimit dhe rrjedhimisht konkurueshmërisë së ekonomisë rajonale. Sipas tyre qeveritë duhet të investojnë për të përmirësuar klimën për biznesin dhe të ndërmarrin masa të përbashkëta.
“Kriza e fundit duhet të jetë një mësim për ne. Ajo tregoi se rritja në vendet e rajonit duhet të mbështetet në faktorë të qëndrueshëm dhe baza e tyre është rritja e konkurueshmërisë dhe e produktivitetit. Kjo do të thotë se vendet tona duhet të punojnë më shumë, duke filluar nga klima e biznesit deri tek infrastruktura dhe cilësia e shërbimeve që ofron sektori publik për qytetarët dhe bizneset. Të gjitha këto do të kontribuonin në rritjen e konkurueshmërisë të ekonomive tona. Për sa i takon ekonomive tona, natyrshëm duhet të kujdesemi jo vetëm për inflacionin por edhe për rreziqet që mund të vijnë nga sektori i jashtëm i ekonomisë, ashtu si edhe nga ai publik apo bankar”, tha Bogov.
“Kriza ishte një sfidë, por të gjithë nxorëm mësimet tona. Në radhë të parë duhet të garantojmë stabilitet monetar dhe financiar, por është e rëndësishme që stabiliteti monetar të bashkërendohet me stabilitetin financiar. Ne duhet të bashkëpunojmë ngushtë me qeveritë, për të ndërmarrë masa të përbashkëta”, tha Kozaric.
Niveli i lartë i borxhit është edhe problemi kryesor me të cilin duhet të përballen shumë nga qeveritë e rajonit, përfshi këtu Shqipërinë. Guvernatorët e Maqedonisë dhe Bosnje-Hercegovinës shpjegojnë se borxhi dhe deficiti duhet të mbahen nën kontroll për të ruajtur stabilitetin e financave publike.
“Shqipëria është një nga vendet e rralla në Europë që ruajti rritje ekonomike pozitive edhe gjatë krizës. Edhe për Shqipërinë sfida kryesore është përmirësimi i krizës së biznesit, që është e vetmja mënyrë për të ruajtur ritmet e rritjes ekonomike në një afat të gjatë. Në veçanti Shqipëria duhet të jetë e kujdesshme në huamarrjen me jashtë, në veçanti me borxhin e jashtëm publik. Borxhi dhe deficiti duhet të mbahen në nivele që lejojnë menaxhimin dhe mbulimin e tyre pa vështirësi të mëdha”, tha më tej Guvernatori i Maqedonisë.
“Sfida kryesore për rajonin janë papunësia dhe borxhi publik. Përsa i takon Bosnjes, problemi qendron kryesisht tek papunësia, ndërkohë që borxhi nuk është në nivele shqetësuese dhe qendron mbi nivelin 20%", u shpreh Guvernatori i Bosnje-Hercegovinës.
Shqipëria ka një nivel të borxhit prej 59% të produktit të brendshëm bruto. Qeveria tashmë ka shpallur si prioritet të saj reduktimin e këtij treguesi, në 54% deri në vitin 2013-të.
(m.a/NEWS24/BalkanWeb) Lidhje te tjera VIDEO: Guvernatorët: Rajoni, me sfida të përbashkëta ekonomike