Shalsi: Tirana nuk mund të merret me vota më shumë se votuesit
TIRANË- Deputeti i Partisë Socialiste Eduart Shalsi reagoi ndaj deklaratës së kandidatit demokrat për bashkinë e Tiranës Lulzim Basha, i cili në një deklaratë për mediat tha se numërimi i votave nuk është barbarizëm.
Shalsi deklaroi se votat u numëruan dhe kjo u pa në media, ndërkohë që theksoi faktin se mandati i Tiranës nuk mund të merret me vota më shumë se numri i votuesve.
“Votat e vjedhura u panë para kamerave. Banda e Saliut nuk mund të flasë me zërin e qytetarëve, qytetarët folën dhe votat u numëruan dhe Saliu humbi. Votat që nxorri nga xhepi KQZ-ja e Saliut nuk janë zëri i qytetarëve, por i Saliut. Luli i Saliut ka marrë ato vota që nuk i mori. Mandati i opozitës në Tiranë nuk mund të merret me vota më shumë se cka”,- deklaroi Shalsi.
Ndërkohë deputeti i PS, i’u përgjigj kandidatit demokrat Lulzim Basha se ai është i fundit që duhet të flasë për dhunën.
“Sa për dhunën ti vijë turp se ai është i fundit që duhet të flasë, nuk ka asnjë shqiptar që ka harruar se kush i vrau 4 të pafajshmit në bulevard.”,- përfundoi deklaratën e tij deputeti socialist Eduart Shalsi.
(e.m/BalkanWeb)