E Shtunë, 31 Tetor 2026

Elbasan, pesë komuna me rrugë tërësisht të re

Sot u zhvillua ceremonia e inaugurimit të kësaj rruge, me gjatësi 8 kilometra dhe një investim me vlerë 70 milion lekë.

Duke përgëzuar banorët e kësaj zone për zhvillimin e bujqësisë, Kryeministri Sali Berisha u shpreh se ndërtimi i kësaj rruge do të lidhë tregun e tyre me tregun e Elbasanit dhe shumë shpejtë me tregun e Tiranës, pas përfundimit të tunelit dhe autostradës Tiranë – Elbasan.

Kryeministri Berisha siguroi kryetarin e komunës Labinot Mal se qeveria do të mbështesë çdo projekt, si dhe kërkoi që të ndërmerret një nismë për shumëfishimin e drurëve frutorë.

                                                                                             2011-10-21 16:56
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›