Basha: Mundësi punësimi për inxhinierët e rinj

Duke u shprehur se kjo është një ditë e veçantë për qytetin, Basha tha se Bashkia do të bëjë të mundur që studentët të kenë mundësi të zhvillohen dhe të ushtrojnë profesionin e tyre.
Kryetari i Bashkisë tha se 6 studentët më të mirë do të punësohen menjëherë në Bashkinë e Tiranës, ndërsa deri me 15 dhjetor do të krijohet mundësia që 20 studentë të tjerë të kryejnë stazhin pranë Bashkisë, duke u trajtuar me pagë.
“Gjashtë studentët më të mirë të gjashtë fakulteteve që sot marrin diplomë “master”, i pret një vend pune në Bashkinë e Tiranës. Brenda 15 dhjetorit, 20 studentët më të mirë të çdo Fakulteti I pret një vend stazhi me një pagesë minimale prej 100 mijë lekësh (të vjetra), por me një gjatësi 3-6 muaj në Bashkinë e Tiranës dhe në institucionet e varësisë dhe për të gjithë të sapodiplomuarit e tjerë që ndodhen sot në këtë sallë, ju jap fjalën se brenda 1 marsit të vitit të ardhshëm, do ngremë programin e stazheve, do të jetë I instaluar plotësisht dhe gjithsecili prej jush që zgjedh, dëshiron të kryejë stazh pune 3-6 muaj në institucionet publike apo private. Po kështu do të ketë një mbështetje financiare, simbolike prej 10 mijë lekësh të reja, nga Bashkia e Tiranës, në bashkëpunim me institucione të tjera që do i bashkëngjiten programit tonë të stazhit”, tha kryebashkiaku.
Basha foli dhe për projekte të tjera të mëdha që ka Bashkia si krijimi i Parkut Teknologjik, që do t’u japë mundësi të gjithë inxhinierëve të rinj që të ushtrojnë njohuritë e tyre si dhe të kenë mundësi të zhvillohen. Kryetari i Bashkisë i ftoi të diplomuarit, dhe me këtë rast, të gjithë studentët që të japin mendimin dhe idetë e tyre për planet e zhvillimit të Tiranës. /Start/
2011-10-21 16:30