Pollo se ka shumë seriozisht!

Të premten përfundoi zyrtarisht procesi i censusit i nisur më 1 tetor, por në terren mijëra familje nuk janë regjistruar ende.
I ndodhur në këtë situatë, ministri ka lëshuar edhe një apel për familjet e paregjistruara ende, ndërsa ka vendosur të shtyjë procesin e regjistrimit edhe për disa ditë. Instituti i Statistikave justifikohet me volumin e madh të punës, ndërsa në terren shumë familje refuzojnë të regjistrohen ndërsa në shumë të tjera nuk kanë mbërritur asnjëherë regjistruesit. Në bazë të ligjit, regjistrimit në terren mund t’i jepet edhe vetëm një javë kohë.
“Unë do të bëjë thirrje që kush për një arsye ose një tjetër, është rasti për të bërë deklarimin. Nëse numërohesh dhe figuron në statistikat e shtetit, atëherë edhe shteti mund të bëjë diçka për ty”, ka thënë Pollo.
Për ministrin, problemet e regjistrimit kanë qenë sporadike dhe këtu gjen rastin të fajësojë edhe mediet. “Ekziston mundësia për gjëra periferike, nëse në 3 mijë raste ndodh 1 rast problematik, media tenton të shkojë drejt sensacionit. Unë do të thosha me plot gojë se ne kemi një nga proceset më cilësore të censusit në rajon”, shtoi ai.
INSTAT do të publikojë rezultatet paraprake të regjistrimit gjatë muajit nëntor, ndërsa vetëm vitin e ardhshëm do të arrihet në konkluzionet përfundimtare. /Start/
2011-10-22 09:21