Elbasan, pesë shtetas në pranga

Në prangat e policisë përfunduan fillimisht shtetasin e shpallur në kërkim, Mirand Kulla, 32-vjeç, banues në fshatin Labinot Fushë, Elbasan.
Ndalimi i tij u bë pasi, ky shtetas është autor i dyshuar i vjedhjes së banesës së shtetases Q.Kulla, banuese në fshatin Labinot Fushë, ku ka vjedhur rreth 200 mijë lekë të vjetra.
Gjithashtu, është arrestuar edhe Bekim Farruku, 28-vjeç, banues në lagjen “Syrja Dylgjeri” Elbasan. Gjykata e Apelit Durrës në bazë të vëndimit të dhënë nga ana e saj, ka caktuar masën e sigurisë nga “Arrest shtepie” në “Arrest me burg”, për veprat penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” si dhe “Prishja e qetësisepublike”.
Policia arrestoi edhe shtetasin Ardian Hysa, 23-vjeç, banues në Belësh, pasi gjykata e Elbasanit, ka vendosur masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprën penale ‘Plagosje e rëndë me dashje”. Shtetasi Besmir Duka, 22-vjeç, u kap në flagrancë nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Elbasan, duke vjedhur banesën e shtetasit A.Vaska, 44 vjeç, banues në lagjen “5 Maji” Elbasan, ku në këtë banesë po merrte disa pajisje elektroshtepiake, me qëllim shitjen për skrap. Po punohet edhe për kapjen e bashkëpunëtorit të dytë.
Forcat e rendit arrestuan shtetasin Enri Stafa, 18-veç, banues në lagjen ‘Syrja Dylgjeri” Elbasan. Ky shtetas është kapur në flagrancë, pasi në Kishën e cila ndodhet në lagjen ‘Kala” Elbasan, është kapur duke vjedhur sende të ndryshme. Materialet iu kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme. /Start/
2012-04-16 10:33