E Diel, 1 Nëntor 2026

Zihet për kromin, e godet me makinë

Në pranga përfundoi shtetasi Dashnor Cani. 32-vjeç, i cili pas një konflikti në një minierë kromi në fshatin Zogaj, ka goditur me automjetin e tij tip Tojota shtetasin Elez Muja, 45 vjec,  bnanues në fshatin Bytyc, duke i shkaktuar  dëmtime të ndjeshmë në këmbë.

45 vjecari pasi ka marrë ndihmën e parë në spitalin civil të qytetit  Bajram Curri është dërguar me urgjencë në Spitalin Ushtarak ne Tiranë. Nga ana e policisë  në vendngjarje është sekuestruar me cilësinë e provës materiale  edhe një armë gjahu tip Shotgun si dhe 5 gëzhoja të kalibrit 12 mm.

Ndërkohë, po hetohet për shkaqet e konfliktit mes dy shtetasve. Konfliktet mes banorëve  për shfrytëzimin e  galerive të mineralit të kromit nuk janë të rralla në këtë  rreth, ku  përgjithësisht  shfrytëzimi i tyre bëhet në mënyrë private  nga persona të palicencuar. /Start/

                                                                                             2012-04-16 13:32
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›