Dibër, bllokohen 14 kamionë me krom

Këto kamionë transportonin mineral kromi për llogari të subjekteve të ndryshme që nxjerrin dhe tregtojnë këtë mineral. Nga 14 kamionët e bllokuar, 8 prej tyre i përkasin subjektit KEVGER sh.p.k me administratore Enkelejda Hysenbelliu, 4 kamionë i përkasin subjektit DERVISHI sh.p.k me administrator Ndriçim Dervishi dhe 2 kamionë i përkasin subjektit GERI-TREVI sh.p.k me administrator Agim Cuku.
Nga verifikimet e deritanishme rezulton se automjetet kanë në faturat e shoqërimit të deklaruara përkatësisht gjysmën e mallit nga 24 deri në 30 ton. Në fakt ngarkesat e kamionëve variojnë nga 40 deri në 62 ton. Në total 14 kamionët e bllokuar nuk kanë deklaruar në fatura rreth 350 ton krom.
Gjithashtu, nga ana e Drejtorisë së Policisë së Qarkut Dibër po bashkëpunohet më Drejtorinë e Policisë së Qarkut Durrës, me qellim evidentimin e disa kamionëve të cilët dyshohet se po transportojnë mineral kromi, me fatura të falsifikuara në drejtim të portit të Durrësit, të cilët kanë kaluar juridiksionin të Qarkut Dibër.
Për sa i përket këtij fenomeni të veprimtarisë së paligjshme janë njoftuar agjencitë ligjzbatuese si Drejtoria e Tatimeve, Njësia rajonale e Policisë Rrugore etj, për të kryer veprimet në lidhje me shkeljet ligjore. Subjektet e mësipërme po i nënshtrohen hetimit në lidhje me veprimtarinë e paligjshme dhe materialet procedurale do t’i referohen Prokurorive Rretheve Gjyqësore Dibër e Mat. /Start/
2012-04-16 12:47