E Diel, 1 Nëntor 2026

Vret nipin për tokën, arrestohet 64-vjeçari

Burime zyrtare të policisë thanë se ngjarja në fshatin Cet të Kavajës.

Policia ka arrestuar shtetasin Isa Derjaj, 64-vjeç, ku për motive pronësie, ka vrarë me armë zjarri djalin e vëllait të tij, shtetasin Behxhed Derjaj, 48-vjeç,  i cili ka gjetur vdekjen e menjëhershme. Bëhet e ditur gjithashtu se, me  cilësinë e provës materiale u sekuestrua një armë pushkë, model 53, me nr.90249123, një krëhër me 16 fishek, kalibri 7.62 mm, si dhe dy gëzhoja.

 Nderkohë, çështja i kaloi Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për hetime të mëtejshme ndaj tij për konsumim të veprës penale të Vrasjes me dashje si dhe armëmbajtjes pa leje. /Start/

                                                                                             2012-04-16 14:01
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›