Elbasan, plagos me thikë 17-vjecarin, në kërkim autori
ELBASAN- Një 17 vjeçar nga Elbasani është qëlluar dy herë me thikë pas shpine, ndërsa mësohet se gjendja e tij shëndetësore është e rëndë për jetën.
Burime nga Policia bëjnë të ditur se ngjarja ka ndodhur në orët e vona të një nate më parë, kur 17 vjeçari Fatjon Cenaj, i cili ndodhej në një qendër interneti në lagjen “5 Maji“ shumë pranë banesës së tij, është qëlluar me thikë nga 20 vjeçari Xheni Kuka, i cili më pas është larguar nga vendi i ngjarjes. Policia në bazë të te dhënave të marra, paraprakisht dyshon se shkak i plagosjes së 17 vjeçarit ka qenë një sherr që dy të rinjtë kishin bërë një orë para se të ndodhte ngjarja.
Policia ka shpallur në kërkim 20 vjeçarin dhe po heton për rrethanat e ngjarjes.
(ma.ar/BalkanWeb)