Flamuri shqiptar ne web-faqen e presidencës malazeze
MAL I ZI- Sulmohet faqja zartare e presidentit të Malit të Zi, Filip Vujanovic.
Hacker-at sulmuan mbrëmë web-faqen zyrtare të presidencës malazeze, duke vënë në të flamurin shqiptar, muzikë shqiptare dhe mesazhe si: “Shqiptarët nuk janë terroristë, por viktima”. Po ashtu piratët e internetit kanë vendosur edhe kërkesën që Tuzi i Malësisë të bëhet komunë, pasi, siç kanë vënë në dukje sulmuesit, “kjo është e drejtë e tyre”, raporton Europa e Lirë.
Përgjegjësinë për sulmin e ka marrë një grup hakerësh nga Ulqini, i cili ka lënë mesazhin në pjesën e poshtme të web-faqes së sulmuar.
Dy ditë më parë, në Tuz është zhvilluar protesta në mbrojtje të pakicës shqiptare në Mal të Zi. Protesta u mbajt kundër ligjit që ndalon përdorimin e flamurit kombëtar, për çështjen e pronave dhe për ndarjen e Tuzit si komunë në vete.
(el.me/BalkanWeb)