E Shtunë, 31 Tetor 2026

Elbasan, plagos rëndë me sopat vëllanë

Ngjarja ndodhi në lagjen “5 Maji” të qytetit të Elbasanit, ku shtetasi Gëzim Coka, 35-vjeç, banues në këtë lagje, gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka qëlluar me sopat vëllanë e tij, shtetasin E. Coka, 33-vjeç, banues po në këtë lagje.

I dëmtuari u dërgua me urgjencë në Spitalin Ushtarak të Tiranës për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore. Forcat e policisë arrestuan në flagrancë shtetasin Gëzim Coka, i cili do të gjykohet nga drejtësia për veprën penale të “vrasje e mbetur në tentativë”. Policia po zhvillon hetime të mëtejshme për të sqaruar plotësisht ngjarjen. /Start/

                                                                                             2012-09-11 10:40
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›