E Shtunë, 31 Tetor 2026

Goditet grupi i grabitësve të çantave e varëseve

Zëdhënësja e policisë, Alma Katragjini, bëri me dije se forcat policore të Komisariatit nr. 4, arrestuan shtetasit G.Orani, 16-vjeç, banues në Tiranë, i arrestuar disa herë nga policia me këtë tendencë si dhe me disa procese Gjyqësore po me këtë tendencë, si dhe Iljaz Xhemali, 24-vjeç, banues në Sarandë.

Të sipër cituarit u kapën në një kohë tepër të shpejtë pasi kishin realizuar vjedhjen e varëses së një shtetaseje, mbrëmë rreth orës 22.00’ në afërsi të rrugës “Bardhyl” në Tiranë.

Këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në kohë e periudha të ndryshme në Tiranë kanë  realizuar shumë vjedhje të varëseve, çantave dhe banesave të disa qytetarëve. Gjatë shtrirjes së gjerë të këtij hetimi është bërë dokumentimi ligjor i përfshirjes së tyre në mbi 20 vjedhjeve të çantave, varëseve, etj.

“U sugjerojmë shtetaseve të dëmtuara nga këto vepra penale  të paraqiten për të depozituar kallëzimet e tyre penale pranë Komisariatit të Policsië Nr.4 Tiranë, apo për të rimarrë sendet e vjedhura. Aktualisht nga këto struktura vazhdojnë hetimet lidhur me dokumentimin e plote ligjor te aktivitetit kriminal të këtyre shtetasve, pasi dyshohet të jenë dhe autorë të shumë vjedhjeve të tjera më këtë tendencë në Tiranë dhe në rrethe të tjera të vendit”, thekson zëdhënësja Katragjini.

 Ndërkohë, forcat e policisë së Komisariatit Nr.3, arrestuan edhe dy persona të tjerë, përkatësisht Florant Pllumbi, 44-vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për vjedhje, si dhe P.Mema, 17-vjeç, banues në Bregu i Lumit Tiranë, i dënuar më parë për vjedhje, dhe i shpallur në kërkim.

Këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin i kanë vjedhur një shtetasi më datë 7 korrik 2012 shumën e parave prej 23 300 lekësh. Në sajë të kryerjes së veprimeve hetimore rezulton se këto shtetas janë autor të një sërë vjedhjesh të çantave të realizuara në Tiranë dhe në qytetin e Durrës. Aktualisht vazhdon puna hetimore në drejtim të zbardhjes tërësisht të të gjithave vjedhjeve të realizuara nga këta shtetas. /Start/

                                                                                             2012-09-11 14:16
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›