Akti “antikushtetues” për lirimin e banesave kalon tek Ligjet

Opozita e ka kundërshtuar vendimin, ndërsa Avokati i Popullit, bëri me dije se ky akt është antikushtetues. Deputetët e opozitës në komision, thanë se janë dakord në parim me vendimin, por mënyra juridike që është zgjedhur për t'i dhënë drejtim këtij problemi 20-vjeçar është jo kushtetuese.
Deputeti Pandeli Majko, tha kjo është hera e tretë që qeveria sjell të njëjtin ligj, por në forma të ndryshme, pasi dy herët e tjera që erdhi në formën e p/ligjit, është rrëzuar nga Gjykata Kushtetuese.
“Duke e sjellë në formën e një akti normativ, qeveria nuk na jep mundësi ta diskutojmë për të gjetur zgjidhjen më të mirë të mundshme për të dyja palët”, theksoi Majkos. Një tjetër çështje, sipas tij, është edhe precedenti i krijuar për të njëjtën situatë. "Qeveria ka vendosur t'u legalizojë tokën e zënë qytetarëve, ndërsa në rastin kur qytetari ka zënë një banesë e nxjerr jashtë", u shpreh deputeti socialist. Ministri i Punëve Publike dhe Transportit, Sokol Olldashi, i pranishëm në këtë komision, bëri të ditur se akti normativ synon lirimin e pronës pronarëve të ligjshëm, si një e drejtë themelore dhe e patjetërsueshme e njeriut.
Akti normativ, tha ai, përcakton datën 1 nëntor si afatin final, për nisjen e zbatimit të procesit për lirimin e banesave të pronarëve të ligjshëm. Olldashi bëri të ditur se, akti nuk cenon asnjë garanci apo siguri juridike për të pastrehët që banojnë në këto prona. Kjo kategori, nënvizoi ai, ka qenë në dijeni të afateve ligjore. "Kur kanë kaluar 20 vjet nga nisja e kthimit dhe kompensimit të pronave, këtyre subjekteve u janë ofruar të gjitha mundësitë të aplikojnë për kredi për strehim, me 0 % interes, por pjesa më e madhe e tyre nuk ka paraqitur interes t'i tërheqë ato, ose të paraqitet për aplikim", deklaroi Olldashi.
Ministri Olldashi tha se, nuk mund të lejohet që një person të vijojë të banojë në banesën e pronarit të ligjshëm dhe të paguajë një qera simbolike deri në 400 lekë, kur pronari humbet shumë herë më shumë nëse banesa do të ishte dhënë me qira me çmimin e tregut.
Deri në datën 1 nëntor, 3289 persona që banojnë në shtëpitë e pronarëve të ligjshëm duhet të ndjekin në mënyrë të përshpejtuar të gjitha procedurat për të përfituar kredi me interes 0% për një afat deri në 30 vjet. Enti Kombëtar i Banesave dorëzoi para pak ditësh pranë Bankës Kombëtare Tregtare listën e të gjithë personave që banojnë në shtëpitë e ish-pronareve dhe që përfitojnë kredi me interes zero për një afat deri në 30 vjet për të zgjidhur problemin e strehimit te tyre dhe për të liruar ambientet ku banojnë aktualisht. Konkretisht, lista përmbante peshën kryesore nga Bashkia Tiranë, me 908 raste, duke vijuar me atë të Durrësit me 869 raste dhe të Shkodrës me 605 të tilla në total.
Vendorët e PS-së kundër
Opozita u shpreh kundër aktin normativ për këtë çështje edhe në mbledhjen e grupit parlamentar, ku ishin të pranishëm disa drejtues të pushtetit vendor nga radhët e kësaj partie. Kryetari i Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako, u shpreh se problemi 20 vjeçar nuk mund të zgjidhet brenda pak ditësh. “Kërkojmë që të mos e votoni aktin normativ, jo thjesht për kredo politike, por detyrim ndaj qytetarëve që na kanë votuar, pasi gjykata e ka rrëzuar këtë akt normativ”, tha Dako, duke iu drejtuar deputetëve të PS-së.
Në të njëjtën linjë ishte edhe kreu i PS-së, Edi Rama. “PS është e qartë dhe e prerë në vizionin dhe programin e saj për njohjen dhe vënien në vend të të drejtave të tyre të mohuara për 20 vjet. Është një çështje e mijëra njerëzve dhe për ne vlen sot më shumë se çdo temë tjetër që mund të diskutojmë”, theksoi ai. /Start/
2012-09-11 14:15