Elbasan, plagoset me armë zjarri, 24-vjeçari
24-vjeçari, F. Bahiti është plagosur në qytetin e Elbasanit. Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme, ku 24-vjeçari, banues në lagjen “Qemal Stafa”, të këtij qyteti është plagosur me armë zjarri nga një person. I plagosuri është dërguar menjëherë në spitalin e qytetit dhe mësohet se i është nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale.
Ndërkohë që policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të saj. Uniformat blu të Elbasanit, kanë identifikuar autorin e plagosjes, por për shkak të hetimit nuk bëjnë publike emrin e tij.