Korçë, gjendet i vetëvarur 53-vjeçari
Një 53-vjeçar nga rrethi i Korçës i ka dhënë fund jetës duke u vetëvarur. Viktima, Agim Shetitllari është gjetur nga familjarët, i varuar në banesën e tij. Mësohet se Shetitllari është banues i lagjes Nr. 17 në Korçë. Me gjithë ndërhyrjen e familjarëve, 35-vjeçari nuk arriti të mbijetonte.
Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë, të cilat kanë nisur hetimin për zbardhjen e shkaqeve të cilat çuan 53-vjeçarin t`i jepte fund jetës.