Elbasan, plagoset me armë zjarri në kokë, policia në kërkim të autorit
ELBASAN- Një plagosje me armë armë zjarri ka ndodhur në orët e para të së hënës, shumë pranë qendrës së qytetit. Burime të Policisë bënë të ditur se "shtetasi Fatos Gjeli, banues në Elbasan, është qëlluar me armë zjarri pistoletë dhe mbeti i plagosur në gjendje mjaft të rëndë".
Atentati ndaj tij u krye rreth orës 03,00 në një nga lokalet në vendin e quajtur "SARA", pranë monumentit "Kostandin Kristoforidhi".
Mësohet se mes të plagosurit dhe autorit ka patur një debat në pije e sipër, dhe ky i fundit ka nxjerrë pistoletën dhe ka qëlluar disa herë në drejtim të shtetasit Fatos Gjeli. Por vetëm një plumb arriti që ta kapte në kokë atë në gjuajtjen e parë. I plagosuri u transportua me urgjencë për në spitalin kirurgjik të Elbasanit dhe sipas mjekëve, ai ndodhet në gjendje mjaft kritike për jetë.
I plagosuri, sipas burimeve zyrtare të policisë lokale, rezulton person pa precedentë penalë dhe gjatë kohëve të fundit merrej me tregtimin e automjeteve në qytet. Ndërkaq, pas hetimeve paraprake, policia ka rënë gjurmë të autorit të dyshuar të këtij krimi dhe po punon për kapjen e tij.
(e.m/BalkanWeb)