E Shtunë, 31 Tetor 2026

Siria në qendër të samitit BE-Rusi

SHËN PETËRBURG- Drejtuesit e Bashkimit Evropian dhe presidenti rus, Vladimir Putin filluan sot zyrtarisht samitin, gjatë të cilit ata do të përqendrohen veçanërisht për çështjen e Sirisë.

Diskutimet zyrtare të samitit të 29-të Rusi-BE filluan sot rreth orës 06:30 GMT në pallatin ''Konstantin'', në Shën Petërburg.

Presidenti, Vladimir Putin, homologu i BE-së, Herman Van Rompuy dhe presidenti i Komisionit Evropian, Hose Manuel Barroso do të zhvillojnë një konferencë shtypi.

Përveç çështjeve si bashkëpunimi energjetik, Herman Van Rompuy dhe Hose Manuel Barroso kanë si synim të bindin Putinin të rishikojë mbështetjen e tij për presidentin sirian, Bachar al-Assad.
(e.m/BalkanWeb)

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›