Elbasan, plagoset me armë zjarri një shitës ambulant
ELBASAN - Plagoset me armë zjarri një shitës ambulant në qytetin e Elbasanit. Ngjarja ka ndodhur mesditën e sotme në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Dinamos” ku Gentian Gugunja është qëlluar me armë zjarri.
Burime nga policia bëjnë të ditur se 25-vjeçari ka mbetur i plagosur dhe është dërguar menjëherë në spital, ku ndodhet në gjendje të rëndë.
Sipas dëshmitarëve në vendngjarje 25-vjeçari ka debatuar me autorin e krimit dhe më pas ky i fundit ka nxjerrë nga brezi një pistoletë dhe ka qëlluar në drejtim të shitësit ambulant të bananeve duke e plagosur.
Policia po heton për të saktësuar shkaqet e ngjarjes dhe identitetin e autorit.
(er.nu/news24/BalkanWeb)