E Diel, 1 Nëntor 2026

Një delfin 2 metër i gjatë gjendet i ngordhur në Shëngjin

SHËNGJIN-Një delfin i ngordhur është gjetur në bregdetin e Shëngjinit. Peshku i gjatë 2 metër dhe mbi 50 kg  u gjet nga patrulla e policisë pyjore.

Dyshohet se delfini ka dalë pranë cektinës pa mundur të kthehet dot në thellësi të ujrave. Për shkak se nuk ka mundur të vazhdojë frymëmarrjen normale, delfini ka ngordhur.

Delfinët ashtu si peshkaqenët janë peshq që nuk jetojnë në ujrat e detit Adriatik dhe për këtë arsye shihen tepër rrallë në vendin tonë.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›