Elbasan, plagoset me pistoletë një person

Një ngjarje e rëndë është shënuar sot në qytetin e Elbasanit ku një person është plagosur me armë zjarri.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur pranë qendrës së qytetit, pranë kryqëzimit të Dinamos ku shtetasi Gentian Gugunja është qëlluar me armë nga një person i cili më pas është larguar menjëherë nga vendngjarja.
Menjëherë i plagosuri është dërguar me urgjencë në spitalin e Elbasanit dhe sipas mjekëve ai ka marrë plagë në krah.
Sipas dëshmitarëve në vendngjarje i plagosuri ka debatuar me autorin dhe më pas ky i fundit ka nxjerrë pistoletën dhe ka qëlluar duke e plagosur.
Ndërkohë menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e policisë të cilat kanë nisur hetimet për identifikimin e autorit, dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.