Elbasan, plagoset me thikë 18-vjeçarja

Një 18-vjeçare është plagosur me thikë nga ish bashkëshorti i saj.
Ngjarja ka ndodhur në qytetin e Elbasanit, ku 18-vjeçarja me inicialet D. K është goditur me thikë në trupin e saj, nga ish bashkëshorti. Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka zbardhur autorin, i cili është Emiljano Cërriku.
Plagosja mësohet se ka ardhur si pasojë e një konflikti të ndodhur mes dy të rinjve. Policia ka shpallur në kërkim autorin e plagosjes.