E Diel, 1 Nëntor 2026

Minatorët, Nikolla: Sot presim përgjigje nga kryeministri

Minatorët e Bulqizës, të cilët po vijojnë protestën e tyre para Kryeministrisë po presin një përgjigje nga kreu i qeverisë.

Kreu i Konfederatës së Sindikatës, Kol Nikolla ka deklaruar se kryeministri ka mbledhur gjatë dy ditëve të gjitha materialet e nevojshme dhe sot minatorët presin një përgjigje nga ana e tij.

“Ne po presim nga kryeministri një përgjigje, pasi kryeministri ka dy ditë që ka mbledhur të gjitha materialet e duhura dhe po del me një raport përfundimtar për marrëdhëniet e firmës me qeverinë dhe punëtorët”, u shpreh Nikolla.

Ndër të tjera ai në emër të të gjithë minatorëve ka kërkuar falje për incidentin e ndodhur ditën e djeshme me kreun e ACR. Minatorët e Bulqizës sot kanë pasur mbështetje nga sindikatat italiane.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›