Korçë, zjarri djeg katin e tretë të një pallati
KORCE- Mbrëmë, një zjarr i fuqishëm përfshiu një pallat 6-katësh në lagjen nr.3 të qytetit të Korçës. Flakët kanë shkaktuar panik tek banorët, të cilët kanë shpejtuar të dalin jashtë dhe kanë kërkuar ndihmën e policisë dhe të repartit të zjarrfikësve.
Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forca të shumta policore si dhe 4 mjete zjarrfikëse dhe ka nisur puna për shuarjen e vatrës së zjarrit. Me gjithë, ndërhyrjen dhe ndihmën e dhënë nga vetë banorët, flakët kanë shkrumbuar katin e tretë të pallatit. Ndërkohë, burime zyrtare nga Drejtoria e Policisë së Korçës pohuan pas kryerjes së veprimeve paraprake se dyshohet që zjarri të jetë shkaktuar nga ndonjë bombël gazi.
Po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.
(s.g/GSH/BalkanWeb)