Tiranë, minatorët vazhdojnë protestën para kryeministrisë
TIRANE- Minatorët e Bulqizës janë vendosur sërish sot para kryeministrisë për të protestuar për plotësimin e kërkesave të tyre për rritjen e pagës, uljen e moshës së pensionit, dhe përmirësimit të kushteve të sigurisë në miniera.
Ndërkohë që 3 furgonë me minatorë mësohet se janë nisur mëngjesin e sotëm nga Bulqiza në mbështetje të minatorëve që prej tre ditësh vazhdojnë protestën e tyre para godinës së kryeministrisë në Tiranë.
Minatorët kërkojnë përmirësimin e kushteve të punës nga kompania koncensionare ACR dhe ndërhyrjen e qeverisë dhe të ministrisë së Ekonomisë si institucioni që jep koncensionet për shfrytëzimin e kromit. Ata shprehen të vendosur se nuk do ta ndërpresin protestën deri në realizimin e kërkesave të tyre. Protesta hyri sot në ditën e 18-të.
Përfaqësuesi ligjor i kompanisë austriake të kromit ACR-së, Giga Bedineishvilli, kërkoi dje ndërprerjen e grevës së minatorëve, ndërsa pranoi mundësinë e bashkëbisedimit me ta për përmirësim të kushteve të kontratës dypalëshe. Ai deklaroi se firma do të përmbushë detyrimet e saj, por pagat janë të përcaktuara dhe të fiksuara nga një kontratë. “Në fund të kontratës thuhet se punëtorët nuk do të kërkonin rritje rroge deri më 2013-të” – deklaroi dje përfaqësuesi i ACR-së.
(s.g/balkanWeb)