Elbasan, plagoset një person, identifikohet autori

Policia ne vendngjarje / Foto arkiv
Një person është plagosur me armë zjarri gjatë orëve të natës në Elbasan.
Fatos Gjeli është qëlluar me armë zjarri teksa ndodhej në një nga lokalet e qytetit. Sipas policisë, ka qenë një preson, i cili i është afruar Gjelit dhe e ka plagosur rëndë me një plumb në kokë.
I plagosuri është dërguar menjëherë në spitalin e Elbasanit, ku ndodhet në gjendje të rëndë. Policia ka identifikuar autorin e plagosjes dhe po punon për kapjen e tij. / G.N.