E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shqiptarët e Maqedonisë, rezolutë në Kongresin Amerikan

Kongresi Amerikan / foto arkiv

Lidhja Qytetare Shqiptaro Amerikane dhe shoqatat e tjera brenda këtij muaji do ti dorëzojnë Kongresit Amerikan një rezolutë për çështjen shqiptare në Maqedoni.

Lajmi bëhet i ditur nga agjencia e lajmeve INA, e cila mëson se rezoluta e titulluar çështja e pazgjidhur shqiptare në Maqedoni do të dorëzohet nga ish-kongresisti Joe DioGuardi dhe veprimtarët e shoqatave dhe komuniteteve shqiptaro amerikane nga disa shtete.

Rezoluta e hartuar u është dorëzuar edhe personaliteteve të njohura amerikane, që kanë mbajtur pozita të larta në administratën amerikane.

Ky aktivitet politik përkon edhe me aleancën e re politike ndërshqiptare të promovuar ditëve të fundit në Maqedoni, për një bllok politik midis forcave politike shqiptare kundër politikave diskriminuese institucionale në Maqedoni, theksuan nga LQSHA dhe shoqatat e tjera shqiptaro amerikane.  / INA

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›