Presidenti, raundi i dytë konsumohet në dy minuta

Jozefina Topalli / Foto arkiv
Vetëm dy minuta ka zgjatur djegia e raundit të dytë të zgjedhjes së presidentit. Seanca e sotme në Kuvend është hapur dhe mbyllur me fjalën e kreyparlamentares Topalli, e cila tha se në mungesë të një kandidati konkret për tu hedhur për votim, raundi i dytë quhet i konsumuar.
Në raundin e dytë nuk ka një kandidat dhe në bazë të Kushtetutës, raundi i dytë quhet i kryer dhe unë kam për detyrë të thërras Konferencën e Kryetarëve për të caktuar datën e seancës së tretë, tha Topalli.
Presidenti, sot raundi i dytë në Kuvend, sërish pa kandidatë
Kuvendi zhvillon sot raundin e dytë të votimit për presidentin.
Pritet që edhe ky raund të konsumohet pa pasur një emër konkret për kreun e ri të shtetit, pavarësisht takimit të kreut të maxhorancës me atë të opozitës, mbrëmjen e kaluar.
Takimi i shumëpritur i dy krerëve të lartë të politikës shqiptare nuk arriti të prodhonte një emër konkret për ta çuar në seancën e sotme të Kuvendit, por kryesocialisti Rama u shpreh se takimi me Berishën u bë një bazë për ta çuar procesin drejt gjetjes së konsensusit. / G.N.