E Shtunë, 31 Tetor 2026

Itali, dekorohet polici që vrau 19-vjeçarin shqiptar

Policia Italiane

Për nëntë vjet emri i tij ka qenë i shkruar në dosjen për vdekjen e Julian Alikaj, 19-vjeçarit nga Shqipëria. Ndërsa tani Agantino Russo është dekoruar për merita në një operacion të kohëve të fundit, kundër një organizate trafikantësh droge.

Në 2 dhjetor të vitit 1997, Russo, atëkohë agjent i policisë rrugore në ndjekje e sipër qëlloi për vdekjen Alikajn, i cili po largohej me një makinë të vjedhur.

Polici italian mohoi akuzën për vrasje duke u justifikuar se kishte qëlluar padashje. Pas një procesi të gjatë, gjykata në fund e la të lirë duke e cilësuar rastin si vrajse nga pakujdesia.

Në mars të vitti 2011, Gjykata për të Drejtat e Njeriut në Strasburg, vendosi për dëmshpërblim të familjarëve të 19-vjeçarit me shumën e 155 mijë eurove. Gjithashtu Gjykata e Apelit ka dhënë vendimin që Ministria e Drejtësisë të paguaj 15 mijë uuro për kohëzgjatjen e procesit gjyqësor si edhe Ministria e Brendshme duhet të paguaj 670 mijë euro.

Familjarët kanë dërguar përsëri çështjen në Gjykatën e të Drejtave të Njeriut duke kërkuar mos dekretimin e vrasësit.

Mirëpo, drejtuesit e policisë italiane thonë se vlerësimi i tij me medalje ka të bëjë me punë e tij sa i takon luftës kundër trafikimit të lëndëve narkotike dhe se vendimi është marrë pasi ka dalë i pafajshëm nga drejtësia. /F.S/

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›