E Diel, 1 Nëntor 2026

Elbasan, plagoset një person, në kërkim autorët

Një plagosje me armë zjarri është shënuar sot në qytetin e Elbasanit, ndërsa fatmirësisht nuk raportohet për viktima.
 

Sipas uniformave blu mësohet se me armë zjarri është shtënë mbi shtetasin Arben Hasani, i cili ka marrë plagë në këmbë dhe se aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
 

Ende nuk bëhen të ditur autorët e këtij akti të ndodhur në lagjen “Rinia”, ndërsa mësohet se Hasani është pronar i një lokali në qytet.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›