E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vret me armë zjarri djalin e xhaxhait

Burime zyrtare të policisë bënë të ditur se viktima është shtetasi Sefedin Pashnjari, 47-vjeç nga Sina e Epërme, i cili është vrarë nga shtetasi Haziz Pashnjari, 63-vjeç.

Zyrtarisht u tha se autori e ka qëlluar me armë zjarri pistoletë viktimën, i cili është njëkohësisht djalë i xhaxhait të tij.Shkak i vrasjet mendohet se ka qenë një grindje për çështje pronësie.

Forcat e rendit shkuan në vendin e ngjarjes ku identifikuan autorin e krimit, ndërkohë që po punohen për arrestimin e tij. /S.Lleshi/Start/

                                                                                             2011-05-21 14:37
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›