Vrau 15 vite më parë, ekstradohet nga Roma

Nga kryeqyteti italian u ekstradua shtetasi Armand Aqif Saraçi, 36-vjeç, lindur në Lushnjë, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar.
Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lushnjë, më datë 05.12.1996, e ka dënuar shtetasin Saraçi, me 20 vjet burg, për kryerjen e veprës penale të “Vrasjes me dashje”.
Shtetasi Saraçi është shpallur fajtor pasi më datë 19.07.1995, në Lushnjë, në vendin e quajtur “Plastmasi”, pas një grindjeje të çastit për motive të dobëta, ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të shtetasit Altin Veliu, duke i shkaktuar atij vdekjen. Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Romën më datën 20.11.2009, në Itali u bë i mundur arrestimi, me qëllim ekstradimi drejt vendit tonë i këtij shtetasi. /S.Lleshi/Start/
2011-05-21 09:58